Rikthim tek zanati për të ngulur rrënjë në vendin tënd

worldvision-img

Kur na kthyen , thotë Mira,erdha e shkatërruar fare, nga emocionet, nga mendimet, nga gjendja ekonomike. Thashë si do të jetoj unë këtu?

Pastajnjë seri fatkeqësish na ndoqën, kjo dhoma ku jemi tani u dogj. Mori zjarr bombla me gaz, vjehrra ime u lëndua në këmbë, çdo pajisje u dogj dhe rrezikuam jetën të asfiksuar nga tymi. Pastaj Reli, bashkëshorti u operua, pas tij u operua vajza e më pas dhe djali, kështu nisi një kalvar i gjatë vuajtjesh,- nis të na tregoj historinë e jetës së saj Mira nga Korça, nënë e dy fëmijëve.

Miraështë një grua kurajoze që ka luftuar shumë për t’ia dale mbanë dhe bashkë me bashkëshortin ajo ka provuar të gjitha mënyrat për të mbajtur familjen të bashkuar. Problemet e shumta shëndetësorë e kanë shoqëruar gjithmonë si atë dhe bashkëshortin e saj Aurelin duke e vështirësuar jetën e tyre edhe më shumë nga pamundësia për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për familjen. Por, pavarësisht problemeve ajo ka gjetur gjithmonë forcën për të ecur përpara dhe për t’u kujdesuar për dy fëmijët e saj.

Miraështë nënë e dy fëmijëve të vegjël, Antonios 10 vjeç dhe Emanuelës 7 vjeçe, fryt i një martesë 20 vjeçare me bashkëshortin e saj Aurelin. Situatat e vështira që iu janë dashur të kalojnë në jetë i kanë shkaktuar probleme të shumta shëndetësore të dy bashkëshortëve. Aureli ka probleme me veshkat, tiroiden dhe shtyllën kurrioze të cilat e kufizojnë të punojë me krah në ndërtim, punë që e ka bërë dikur kur krijoi familjen e tij, ndërsa Mira veç të tjerash prej kohësh lufton me probleme psikologjike për shkak të disa kontraditave me familjen e saj ku është rritur.

Por,të dy bashkëshortët nuk janë dorëzuar kurrë. Të gjendur përballë faktit që të dy ishin pa punë dhe se shumë të afërm në rrethin shoqëror po shihnin mundësinë e emigrimit si një mundësi më të mirë për jetën, Mira dhe Aureli vendosën që në vitin 2016 të largoheshin drejt Gjermanisë. Për dy vjet që qëndruan atje me kërkesën për azil Mira tregon se gjetën gjithçka të munguar në vendin e tyre.

“Mbërritëm në Gjermani në 2016, kërkuam azil dhe menjëherë fëmijët na i regjistruan në shkollë, edhe në të dyve na regjistruan në shkollë për të mësuar gjuhën, na jepnin dhe pagesë mujore që mbulonim të gjitha shpenzimet e jetesës. Këto gjëra na kishin munguar këtu. Atje patëm mundësi të mjekoheshim dhe për problemet shëndetësore që vuanim,’’–na tregon Mira teksa kujton me mirënjohje ndihmën e dhënë.

Por,pas 2 vitesh qëndrimi ata morën kërkesën për refuzim azili dhe iu desh të riktheheshin sërish në Shqipëri dhe kësaj radhe për t’ja nisur aty ku e kishin lënë. Sfidat për ta ishin të njëpasnjëshme. Të dy bashkëshortët filluan të kërkojnë për punë por duke marrë parasysh problemet shëndetësore që i shoqërojnë kjo e vështirësonte angazhimin e tyre në punë, ndërkohë që vajza e tyre e vogël ka probleme me kujtesën dhe ka nevojë për më shumë përkujdesje me mësimet.

“Vajzaqë e vogël ka shfaqur problem me kujtesën. Mjekët më kanë thënë se vajza nuk është autike por me prapambetje mendore në pjesën e kujtesës. Sot që është 7 vjeçe ajo mendon si 4 vjeçe ndaj dhe në shkollë e ka vështirë të jetë njësoj si shoqët dhe shokët e saj,”–tregon Mira.

Në këto kushte Mira bie në kontakt me koordinatoren e projektit RE-IN-VEST që po punon në bashkinë e Korçës për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në proçesin e tyre të rimmëkëmbes në aspektin social dhe ekonomik pas rikthimit në Shqipëri.

Dukevlerësuar gjendjen e familjes e cila nuk kishte asnjë të ardhur projekti u kujdes që ta mbështesë me paketa ushqimore dhe higjienike dhe menjëherë ofroi ndihmë për vajzën e tyrë të vogël e cila kishte aq shumë nevojë. Të dy fëmijët e Mirës u bënë pjesë e klasave pas mësimit që projekti ka menduar si mbështetje për fëmijët e familjeve të rikthyera të cilët pas shkeputjes për një periudhë kohe e kanë të vështirë të ecin me të njëjtin ritëm me bashkëmosharatët e tyre në shkollë. Emanuela e vogël falë angazhimit tonë në klasat pas mësimet me shoqe dhe shokë ka reflektuar përmirësime të dukshme në të nxënë.

“Emanuela dukeqenë se ka problem me kujtësen mënyra sesi ju po e mësoni po e ndihmon shumë. Mësimi përmes lojës i ka bërë shumë efekt që vajza të përqëndrohet më shumë, dhe mbi të gjitha të ushtroj vizatimin e pikturën të cilat ajo i ka kaq shumë qejf,”–rrëfen e lumtur Mira për arritjet e vajzës.

Dukeparë ecurinë në përmirësim të vogëlushes projekti RE-IN-VEST në bashkëpunim me“Qytezën e Fëmijëve”në Korçë një investim serioz i World Vision për fëmijët në këtë bashki kanë menduar t’i ofrojnë Emanuelës së vogël një kurs falas dhe mundësi zgjedhje për ndjekjen e një disipline mes pikturës, baletit apo muzikës.

NdërkaqMira ka shprehur dëshirën për të zgjuar tek ajo zanatin e saj të vjetër në rrobaqepësi dhe për ta pare atë si një mundësi të vërtetë angazhimi. Ajo së bashku me bashkëshortin Aurelin janë bërë pjesë e trajnimeve për të ngritur një biznes i cili mund të gjenerojë të ardhura për familjen e tyre.

Paspërfundimit me sukses të trajnimit së fundmi ata janë shpallur fitues për idenë e tyre të biznesit dhe kanë filluar angazhimin. Një dhomë në shtëpi e kanë përshtatur për punën e tyre. Projekti i ka ofruar dy makina qepëse dhe metrazhe me të cilat ajo ka nisur të bëj gjëra të vogla me shpresën se një ditë do ta zgjerojë edhe më shumë.

Sotnë familjen e Mirës në Korçë dëgjohet vetëm zhurma e makinës qepëse që nuk pushon ditë e natë. Të dy bashkëshortët po punojnë, Mira qep në makine maska e ndërsa I shoqi I shet ato në treg. Më të ardhurat që fitojnë përpiqen të mbajnë familjen.

“Unë punoj me makinë, ai i shet maskat. Kemi arritur të fitojmë deri në 12 mijë lekë (të vjetra) në ditë duke nxjerr në muaj një rrogë të vogël me të cilën po ushqehemi deri tani.Potë mos ishte për projektin tuaj do kisha ikur përsëri në Gjermani. Jam në kushte shumë të vështira, por më keni dhënë shpresë për të ecur përpara,”–rrëfenshpresëplotë Mira.

Sot ajoështë e lumtur që ka arritur që të gjej mundësi për të gjeneruar të ardhura për familjen dhe shpreson që në të ardhmen do ta zgjerojë edhe më shumë punën e saj.