Anëtarësimi në BE mbështetet në tre parime të përcaktuara në Këshillin e Kopenhagës në vitin 1993, një prej të cilëve është “Kriteri Ekonomik” (ekonomi tregu funksionale dhe e aftë për të përballuar konkurrueshmërinë brenda tregut të përbashkët europian). Sipas progres-raportit, Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar për funksionimin e ekonomisë së tregut. Komisioni dha nota jo kaluese për zhvillimet në sektorin e bujqësisë dhe investimeve në shkencë dhe teknologji.