A ju ka ndodhur ndonjëherë të përjetoni gëzim dhe ripërtëritje vetëm duke ndjerë energjinë pozitive që është rreth jush? E kam fjalën për atë energji dhe ritëm, të cilën vetëm të rinjtë dinë të ta falin dhe vetëm ata mund ta përcjellin.
Këtë, unë e kam ndjerë më së miri gjatë dy ditëve të Festivali të Rinisë 2022, të organizuar në Korçë. Në një atmosferë festive, ritmike dhe shpresëdhënëse, të rinj nga nëntë qytete të ndryshme të vendit u bënë bashkë për të gjashtin vit radhazi në Festivalin e Rinisë 2022, të titulluar “Të rinjtë përgatiten për mundësi dhe mirëqenie”.
Vit pas viti, ky ka qenë një event nëpërmjet të cilit vetë të rinjtë kanë ngritur zërin për çështje të ndryshme që i shqetësojnë, kanë mundur të propozojnë zgjidhje të mundshme, si edhe të advokojnë tek vendimmarrësit për të siguruar zgjidhjet e problematikave. Nëpërmjet kësaj iniciative, World Vision Albania ka treguar se është në krah të fëmijëve dhe të të rinjve për të krijuar hapësirën e duhur që ata të rriten, të zhvillohen për veten e tyre, por edhe të ndikojnë për mirë në jetën e komunitetit ku jetojnë e më gjerë.
English below
Have you ever experienced joy and regeneration just by feeling the positive energy that is around you? I’m talking about that energy and rhythm, which only young people can give.
I felt this best during the two days of the 2022 Youth Festival held in Korça. In a festive, rhythmic and positive atmosphere, young people from nine cities of the country came together for the sixth year in a row at the Youth Festival 2022, under the theme “Youth getting ready for opportunities and well-being”.
Over the years, this has been an event through which young people themselves have raised their voices on various issues that concern them, have been able to propose possible solutions, as well as advocate to decision makers to ensure solutions to the problems. Through this initiative, World Vision Albania has shown its commitment to support children and young people creating the right space for them to grow and develop, but also to positively influence the life of the community where they live and the wider society.
Diana Kanaj
Child Protection,Technical Advisor