260 familje, afërsisht 1040 burra, gra e fëmijë, të kthyer nga emigracioni do të përfitojnë nga skema e menaxhimit të rastit për nevojat e tyre të menjëhershme falë projektit RE-IN-VEST, financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ.
Kjo skemë do të sigurojnë: regjistrimin e fëmijëve në sistemin parashkollor dhe 9-vjeçar, orjentimin e prindërve drejt mundësive për punësim dhe rritje ekonomike, sigurimin e mbështetjes me paketa familjare (deri në 3 muaj për pagesën e qerasë, problematika të shëndetit dhe paketa ushqimore), por dhe përcjelljen e informacionit mbi rastet pranë shërbimeve përgjegjëse dhe ofrimin e mbështetjes administrative.
Ky informacion u nda me përfaqësues të pushtetit vendor në Kamëz dhe në Kurbin gjatë prezantimit të projektit “Riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri” zbatuar nga e World Vision në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes.
#REINVESTproject