RE-IN-VEST – “Riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri”.

Postuar: 17/03/2022

Kthimi i emigrantëve në vendin e origjinës shoqërohet shpesh me shumë sfida që mund të pengojnë riintegrimin socio-ekonomik.

Për të lehtësuar riintegrimin e të kthyerve në Shqipëri, World Vision Albania dhe Fondacioni Fryma e Dashurisë – Diakonia Agapes, janë duke zbatuar projektin: “Riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri”.

Përpjekjet e tyre përqëndrohen në kontributin në rritjen e të ardhurave nëpërmjet fuqizimit social-ekonomik të të kthyerve në 10 bashkitë e Shqipërisë (Belsh, Cerrik, Përrenjas, Kamëz, Korçë, Maliq, Kurbin, Mirditë dhe Vlorë dhe Tiranë). Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, në kuadër të këtij projekti, ka evidentuar 20 raste të suksesit dhe praktikave më të mira të të kthyerve dhe riintegrimit të tyre në shoqëri.
Shiko Broshuren:RE-IN-VEST – “Riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri