Radio Kosova e Lire – Ministri Bytyqi priti në takim udhëheqësen e “World Vision” për Ballkanin Perëndimor

Kosove

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, z.Shyqiri Bytyqi në takimin që zhvilloi me Drejtoreshën e World Vision për Ballkanin Perëdimor, Eljona Boçe Elmazi, u diskutua mbi arsimin gjithpërfshirës dhe mobilizimin e komuniteteve. Zhvillimi i aftësive të të rinjve për punësim, por edhe mobilizimi i shkollave drejt arsimit gjithpërfshirës dhe cilësor ishin disa nga pikat e këtij takimi.

https://www.radiokosovaelire.com/ministri-bytyqi-priti-ne-takim-udheheqesen-e-world-vision-ballkani-perendimor/