Si organizatë që punon çdo ditë me dhe për fëmijët e te rinjtë , po ndjekim me shqetësim pamjet e dhunës të raportuara gjerësisht në media gjatë ditëve të fundit.
Dhuna ndaj fëmijëve dhe rinjve, e çdo lloj forme, është e papranueshme dhe duhet të ndalojë menjëherë.
Njeherësh, dënojmë çdo lloj forme dhune dhe shkatërrimin e pronës publike e private.
Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të shprehen paqësisht dhe të dëgjohen për çështjet që prekin jetën e tyre.
Bëjmë thirrje për qetësi, dialog dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve .