Projekti “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit” është financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatuar nga World Vision Albania në partneritet në partneritet me organizatën New Horizon, Institucioni Publik Shkolla e mesme e kombinuar “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin dhe Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër.
Qëllimi i projektit
Qëllimi i projektit është përgatitja e 100 të rinjve në Shkodër dhe Ulqin që do t’i ndihmojë ata të hyjnë në tregun e punës dhe të fillojnë sipërmarrje të vogla. Ndikimi i projektit do të shtrihet si te të rinjtë ashtu edhe tek ekonomia dhe komuniteti vendas. Përmes këtij projekti, të rinjtë do të mund të mësojnë aftësi të reja, nëpërmjet trajnimeve të posaçme në fushën e turizmit, mundësi praktike pranë bizneseve lokale, shkëmbim eksperience me bashkëmoshatarët jashtë vendit, si edhe do të përfitojnë mbështetje financiare për idetë e tyre të biznesit. Duke pasur burime njerëzore të kualifikuara në sektorin e turizmit bizneset do të rrisin investimet e tyre e cila do të ndikojë në rritjen ekonomike dhe uljen e problematikave socialen në komunitetet e tyre.
I konceptuar mbi përvojën dhe ekspertizën e gjerë të World Vision Albania në punën me të rinjtë, ky projekt fokusohet ekskluzivisht në punësimin e të rinjve si dhe në angazhimin aktiv të të rinjve në promovimin dhe zhvillimin e turizmit, në rajonet kufitare të Shqipërisë (zona e Shkodrës) dhe Malit të Zi (Ulqin) .
Rezultatet
- 100 të rinj në zonën ndërkufitare Shqipëri dhe Mal i Zi pajisen me kapacitete të cilat i aftësojnë për punë.
- 100 të rinj në zonën ndërkufitare Shqipëri dhe Mal i Zi përgatiten të hartojnë planet e tyre të biznesit sipas kërkesave të biznesit.
- Mbështetje financiare e 10 planeve më të mira të biznesit të hartuar nga të rinjtë – 5 plane për secilën zonë (Shkodër dhe Ulqin).
- Të rinjtë mësojnë aftësi të reja nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave ndërkufitare Shqipëri-Mal i Zi.