Programi i Sponsorizimit

Projekti i sponsorizimit ose i njohur ndryshe edhe si projekt i letërkëmbimit bën të mundur që miq nga vende të ndryshme të zhvilluara të mbështesin zbatimin e programit tonë.

Kontributi i tyre besnik bën të mundur jetësimin dhe zbatimin e disa projekteve (edukim, mbrojtje e fëmijës, rinia dhe letërkëmbimi) që kontribuojnë në mirëqenien e fëmijëve dhe komuniteteve më në nevojë.

Këta miq kryesisht nga katër vende, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Korea e Jugut dhe Hong Kong, janë në radhë të parë partnerë që kanë për zemër të kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve në nevojë dhe jetët e fëmijëve. Ndër të tjera, edhe përmes letërkëmbimit këta partnerë plot zemër për të përkrahur, marrin pjesë në arritjet dhe sukseset e punës sonë me fëmijët në komunitetet ku punojmë. Kjo pjesëmarrje kontribuon në një transformim të ndërsjellë, të sponsorit dhe të fëmijës
Mbështetja e fëmijëve dhe familjeve më në nevojë përfshirë edhe në raste emergjencash është një tjetër aspekt i rëndësishëm i projektit. Përmes këtyre proceseve nxitet zhvillimi i fëmijëve përmes rritjes së pjesëmarrjes së fëmijëve dhe fuqizimi i zërit të tyre si dhe përkujdesjes dhe mbrojtjes së tyre në komunitetet ku jetojnë. Projekti bashkëpunon me partnerë të ndryshëm në terren dhe nxit pjesëmarrjen aktive të vetë fëmijëve në procese të ndryshme që kontribuojnë në mirëqenien e tyre. Disa nga këto aktorë janë, shkollat dhe strukturat e tyre, infermieret e qendrave shëndetësore, OJQ të ndryshme me vizion të ngjashëm me World Vision Shqipëri etj.

Disa nga proceset kryesore që zbatohen janë:

Korrespondenca e fëmijëve me miqtë e tyre.

Monitorimi i fëmijëve të programit në aspekte të ndryshme të mirëqenies së tyre

Aktivitetet e kartolinave të Krishtlindjes etj.

Programi i Sponsorizimit

Organizata World Vision Albania është anëtarësuar në Shoqatën Evropiane të Ofruesve të Shërbimeve për …

Dy terrene të reja sportive janë tashmë në dispozicion të 562 fëmijëve dhe adoleshentëve …

13 tetor 2023 – 52% e të rinjve shprehen të alarmuar për ndryshimet klimatike …

“Në komunitetin ku unë jetoj, shumë nga vajzat dhe gratë nuk janë të barabarta …

Nën moton “Nga ndërgjegjësimi në veprim: Bashkohuni në luftën kundër trafikimit”, u lançua sot …