Në Durrës, përuruam Qendrën Rinore Multifunksionale, një hapësirë dedikuar plotësisht të rinjve për zhvillimin e aktiviteteve edukative, sociale dhe kulturore.
Qendra është mundësuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Bashkia Durrës, dhe do të menaxhohet nga World Vision Albania në partneritet me bashkinë.
Me vënien në funksion, qendra do të rrisë angazhimin dhe socializimin e të rinjve, duke ofruar për ta mundësi zhvillimi, edukimi dhe aktivizmi.