PARTNERITETI me organizatat e shoqërisë civile është qasje kyçe për programet tona. Në pjesën dërrmuese, organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri e kanë bazën në kryeqytet, pra, në Tiranë, me fokus advokimin, dhe ka vetëm pak organizata komunitare të orientuara drejt shërbimeve në zonat rurale. Me theksin e vet te angazhimi vendor, si dhe me rrjetin e vet prej mbi 100 partnerë vendorë, World Vision është i pozicionuar mirë për të siguruar mbështetje të ndërmjetme dhe për të mundësuar rritjen e nismave në bazë.