Pamela: Ne mund të bëjmë ndryshimin

Pamela

“Dy problematika më shqetësojnë në komuntetin ku jetoj, e para barazia gjinore, fakti që vajzat nuk frekuntojnë shkollën pasi mbarojnë arsimin e detyrueshëm dhe e dyta, ceshtja e bullizmit që ne hasim në shkollë, në lagje, etj.”– thotë Pamela, 15 vjec që jeton në një fshat të Shkodrës.

Njihuni me Pamelën, ajo është. një e re, plot besim dhe me vullnet për të ndryshuar gjërat që nuk ecin mirë në lidhje me të rinjtë dhe fëmijët në komunitetin e saj.   

Pjesëmarrja në grupin #IMPACT e ka më akive duke i forcuar besimi në vetvete se ajo bashkë me moshatarët e saj mund t’ia dalin mbanë të ndryshojnë realitetin, duke advokuar për të drejtat e fëmijëve.

Gjatë viti 2020, World Vision Albania ka punuar me 109 grupe të rinjsh, me përfshirjen e 2,100 #fëmijëve dhe #adoleshentëve, si dhe 227 të rriturve vullnetarë si drejtues të grupeve IMPACT. Përmes qasje së të mësuarit përmes pervojes, vullnetarët kanë punuar me #fëmijët dhe #adoleshentët përmes një programi mësimor që synon të rrisë aftësitë për jetën, si dhe synon rritjen e qytetarisë aktive dhe promovimin e të rinjve si pjesëmarrës kryesor në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të komunitetit të tyre. 

Lexoni historinë e Pamelës:

 Pamela: Ne mund të bëjmë ndryshimin.

Pamela është 15 vjec dhe jeton në një fshat të Shkodrës. Prej 2 vitesh është pjesë e grupeve #IMPACT club nga World Vision Albania dhe dhe për të, si shumë bashkëmoshatarë të saj, pjesëmarrja në këto grupe, është ndër te vetmet angazhimet krahas shkollës për të qenë aktive.

Sot në Shqipëri si në fshat ashtu dhe ne qytet, mudësitë e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve janë të pakta. Shkolla dhe më pas teknologjia janë angazhimet kryesore, e kur vjen fjala pë  argëtim “kryefjala” është interneti.

Pamela ka gjetur një mënyrë  për të qenë disi  më aktive dhe për të thyer monotoninë¸por dhe për mësuar, duke krijuar besim në vetvete, por dhe duke u bërë një vrojtuese e mprehtë e problematikave që i përkasin fëmijëve dhe të rinjve.

 “Tema që trajtojmë të shtyjnë të mendosh dhe të reflektosh shumë. Unë kam mësuar shumë gjera të reja dhe jam rritur duke krijuar besim në vete. Duke kuptuar edhe më shumë në lidhje me nevojat dhe sfidat që përballen edhe bashkmoshatarët e mi”– na tregon Pamela.

Pjesëmarrja në grupe, e ka bërë Pamelën që të ndërgjegjesohet edhe më shumë për problematikat që fëmijët dhe të rinjtë hasin në komunitetin e saj. Ajo nënvijzon se dhe pse në vitin 2021, vajzat ende nuk lejohen të frekuentojnë shkollën pasi mbarojnë arsimin e detyrueshëm. Po një tjeter cështje shumë shqetësuese është dhe bullzimi dhe përhapja e tij, në shkolla dhe në lagje. 

 “Dy problematika më shqetësojnë në komuntetin ku jetoj, e para barazia gjinore, fakti që vajzat nuk frekuntojnë shkollën pasi mbarojnë arsimin e detyrueshëm dhe e dyta, ceshtja e bullizmit që ne hasim në shkollë, në lagje, etj.”– thotë Pamela.

Gjatë rrugëtimit të saj në IMPACT club Pamela, jo vetëm ka marrë njohuri mbi të drejtat e saj dhe të fëmijëve të tjerë, por është bërë dhe më aktive në lidhje me ngritjen e zërit lidhur mbi problematikat nëpërmjet aktiviteteve.

“Ne kemi patur mundësi të bëjmë aktivitete, për t’i sensibilizuar bashkëmoshatarët e tjerë, prindërit dhe njerëzit në zonën tonë. Pjesëmarrja në grupin IMPACT më ka ndihmuar për të qenë më akive, edhe për të besuar që mund të ndryshojmë gjërat që nuk po ecin mirë për ne si fëmijë. Unë kam besim se ne mund t’i ndryshojmë gjërat, nuk kemi arsye te pajtohemi me gjerat që na shqetësojnë ne si fëmijë dhe të rinj”- shprehet besimplotë Pamela.  

Gjatë viti 2020, World Vision Albania ka punuar me 109 grupe të rinjsh, me përfshirjen e 2,100 #fëmijëve dhe #adoleshentëve, si dhe 227 të rriturve vullnetarë si drejtues të grupeve IMPACT. Përmes qasje së të mësuarit përmes pervojes, vullnetarët kanë punuar me #fëmijët dhe #adoleshentët përmes një programi mësimor që synon të rrisë aftësitë për jetën, si dhe synon rritjen e qytetarisë aktive dhe promovimin e të rinjve si pjesëmarrës kryesor në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të komunitetit të tyre.