Ana, Juli, Eva, Arbani dhe Deiv nga grupet rinore Impact të World Vision Albania në Tiranë zhvilluan sot një takim me drejtues të Sektorit të Zhvillimit të Karrierës dhe Sektorit të Nxitjes së Punësimit në Bashkinë Tiranë, ku prezantuan nismën e tyre më të fundit #Career4Impact.
Gjatë bashkëbisedimit me Znj. Joniada Hito dhe Znj. Joniada Gaçe, të rinjtë e IMPACT, kërkuan mbështetje për zbatimin e suksesshëm të nismës, e cila synon të ndihmojë të rinjtë për orientimin e karrierës dhe ndërlidhjen me tregun e punës.
World Vision Albania punon me 1128 të rinj nga e gjithë Shqipëria, duke i pajisur ata me kompetenca, vlera, pozitive dhe besim tek vetja e komuniteti, për të qenë aktiv në jetën sociale të vendit dhe për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetet ku jetojnë.