Ora News – Me batanije dhe iso me megafonë, grupe studentësh vijojnë ngujimin nëpër fakultete

Grupe studentësh kanë vijuar të qëndrojnë të ngujuar nëpër ambientet e tyre universitare. Në Fakultetin e Drejtësisë shënohet dita e 5- të e ngujimit. Dera kryesore është bllokuar nga studentët me karrige për të mos lejuar hyrjen. Në fakultetin e Ekonomisë, pasditen e djeshme studentët morën vendimin për të vijuar protetën me ngujimin brenda studentëve por kanë lënë të lirë hyrjen për studentë të tjerë që duan të vijojnë mësimin. Në Fakultetin e Arkitekturës, studentët kaluan natën të ngujuar. Ata kanë shtruar batanije në holl ku po vijojnë qëndresën.

http://www.oranews.tv/article/studentet-vazhdojne-bojkotin-rama-con-sot-ne-universitete-nga-dy-perfaqesi