Pas përfundimit të dispozitës kalimtare të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, procesi i pranimit të studentëve të Shkollës së Magjistraturës është futur në ngërç. Pavarësisht ligjit të propozuar nga deputetë të maxhorancës për të shtyrë afatin e pranimit edhe këtë vit, në parlament nuk u arrit konsensusi për votim duke vënë në rrezik fillimin e vitit akademik. BE-ja i bën thirrje partive politike të tejkalojnë bllokimet dhe të amendojnë Ligjin, ose në një seancë të jashtëzakonshme, ose me përparësi kur Kuvendi të mblidhet përsëri në shtator.