Ora News – Historia rrënqethëse, nëna lidh 3-vjeçarin në djep për të siguruar bukën e gojës për 5 fëmijët

nena-laknas

37-vjeçarja është detyruar të kujdeset vetë për fëmijët e saj, të moshave nga 13 deri në 3 vjeç, pasi bashkëshorti i saj vuan dënimin në burg me akuzën e dhunës në familje. Një ditë bashkëshorti i saj u kthye në shtëpi në gjendje të dehur dhe goditi gruan 5 muajshe shtatzënë. Gjatë goditjes gruaja ra nga kati i dytë i banesës duke humbur menjëherë fëmijën. Ishte fëmija 9 vjeçar i familjes që lajmëroi policinë, duke i shpëtuar jetën nënës së tij. Nëna thotë se ka frikë se mos burri hakmerret ndaj djalit i cili njoftoi policinë e që e futi në burg. Asaj shpesh i duhet të punojë për të siguruar ushqim dhe në këto raste nëna e lidh në djep fëmijën 3 vjeçar duke e lënë vetëm në shtëpi.

http://www.oranews.tv/article/historia-rrenqethese-e-nenes-qe-po-rrit-e-vetme-5-femijet