Opinion.al – Unaza e Re / Fëmijët ndërpresin shkollën, bashkë me prindërit në protestë

unaza e re

Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish në protestë sot në mëngjes. Ata e kanë nisur protestën sot në orën 08:00 dhe shprehen se do ta vazhdojnë deri sa qeveria të ulet e të negociojë me ta. Protestat zhvillohen çdo ditë që nga e shtuna e javës së kaluar. Banorët kërkojnë dëmshpërblim për banesat dhe bizneset që do shemben për ti hapur rrugë ndërtimit të autostradës së re. Siç shihet në foto, në protestë kanë dalë edhe fëmijët të cilët në këtë orë duhet të ishin në shkollë.

http://opinion.al/unaza-e-refemijet-nderpresin-shkollen-bashke-me-prinderit-ne-proteste/