Besniku dhe Everesti janë rritur pothuaj të gjithë jetën e tyre pa baba. Me vështirësi të mëdha e herë në pamundësi, Majlinda është munduar me mish e me shpirt t’i plotësojë të paktën nevojat bazike, që ata të mos e ndjejnë shumë mungesën e të atit. Por ajo nuk ja ka dalë gjithmonë, sepse të ardhurat e tyre janë minimale. Shtëpia e tyre është e mbushur me sende të falura. Kësaj familjeje ende i mungon një tualet. Ata shtrihen për të fjetur në tokë dhe jo rrallë herë nata i zë të pangrënë.
Babai ju ka ndërruar jetë; familja Kërtalli fle në tokë, jeton në kushte të vështira ekonomike