Njoftim për shtyp-Promovimi i serisë së libërthave psiko-edukues për fëmijë 4-13 vjeç: Trinka dhe Semi

Njoftim per shtyp_Trinka dhe Semi_21

Promovimi i serisë së libërthave psiko-edukues për fëmijë 4-13 vjeç: Trinka dhe Semi

21 Gusht 2020 – Sapo është promovuar seria e libërthave për fëmijë që synojnë jo vetëm mbështetjen psiko-emocionale, por edhe krijimin e reziliencës[1] tek grupmosha 4-13 vjeç, të cilëve iu dedikohen këto dy libra.  Aftësimi i brezit të ri për të përballuar situata emergjence siç ishin goditjet dhe pas goditjet e tërmeteve në muajt e fundit të 2019-ës, ashtu sikurse dhe pandemia COVID-19 janë thelbësore për lehtësimin e tronditjes psikologjike jo vetëm tek të vegjëit, por edhe për rimëkëmbjen e familjeve të tyre.

Dy publikimet, vijnë në partneritet mes Fondacionit Together Albania  dhe World Vision Albania në përgjigje të nevojave të fëmijëve dhe familjeve shqiptare ku shifrat e publikuara nga World Vision Albania në dy raportet e prodhura gjatë këtyre 2 situatave tregojnë se sipas prindërve:

  • 74% e fëmijëve ishin të frikësuar dhe të traumatizuar pas tërmetit në Nëntor 2019-ës, prandaj ata duhet të jenë në fokus të çdo mase të marrë nga të gjithë aktorët në çdo sektor[2];
  • 35% e të intervistuarve në raportin mbi mirëqënien e fëmijëve dhe familjeve në Shqipëri gjatë periudhës së COVID 19, pohojnë së po shfaqin nivele të larta ankthi dhe stresi.[3]

“Trinka dhe Semi – Dita kur toka u lëkund” dhe “Mposhtja e virusit të madh: Trinka, Semi dhe Qyteza punojnë tok”, të përshtatur në gjuhën shqipe, janë një mjet shumë i mirë për të forcuar marrëdhënien prind-fëmijë. Ndërsa kalojnë kohë së bashku duke iu lexuar fëmijëve, ata mund të flasin dhe të ndihmojnë më të vegjëlit të flasin rreth ndjesive që kanë përjetuar në periudhën pas termetit dhe po përjetojnë gjatë periudhës së pandemisë së Covid 19: frikës, izolim, ankthit, stresit dhe ndjesive të ndryshme që fëmijët përjetuan.

Tregimet e sapo publikuara nga Fondacioni Together Albania në kuadër të projektit “Le të flasim për tërmetin”, të mbështetur nga World Vision Albania shoqërohen me udhëzime të detajuara për prindërit dhe profesionistët e fushës siç janë mësuesit, psikologët apo punonjësit socialë të cilët luajnë një rol kyç  për të zvogëluar frikërat, për të krijuar siguri si dhe për të rikthyer qetësinë fëmijët.

Përveç narracionit, librat janë konceptuar edhe për ngjyrosje, në këtë mënyrë fëmijët kanë një mundësi më shumë për t’u argëtuar.

Ju lutem gjeni bashkëlidhur versionin online të libërthave:

https://www.togetheralbania.org/Trinka-Semi-Mposhtja-e-virusit-të-madh.pdf

https://www.togetheralbania.org/Trinka-Semi-Dita-kur-toka-u-lëkund.pdf