Ka nisur puna për ngritjen e një Pikë Grumbullimi që do t’iu vijë në ndihmë fermerëve të Librazhdit për produktet e tyre, por njëkohësisht do t’iu shërbejë të rinjve në këtë zonë si nxitje për të shfrytëzuar burimet e tyre natyrore në mënyrë që mos emigrojnë, apo të përfshihen në aktiviteve të paligjshme.
World Vision prej vitesh punon në këtë bashki në ndërtimin e angazhimit komunitar, nisma të përbashkëta dhe ofron mbështetje të vazhdueshme për mbi 500 fermerë të zonës me trajnime dhe materiale ndihmëse që të zhvillojnë aktivitetet e tyre në bujqësi dhe blegtori.
Por, me rritjen e prodhimit fermerët hasin vështirësi me gjetjen e tregut për produktet e tyre. Në përgjigje të kësa nevoje Bashkia Librazhd dhe World Vision Albania kanë nisur zbatimin e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Jo Drogë, Pikë Grumbullimi. Një alternativë e qëndrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd”.
Projekti do të zgjasë një vit e gjysëm dhe synon ndërtimin e një Pike Grumbullimi (Food Hub) në rrugën nacionale të Librazhdit, që inkurajon fermerët të prodhojnë më shumë produkte pa patur frikë se prodhimi i tyre shkon dëm duke krijuar një treg të përbashkët që shkurton distancën me zonat urbane.
- 360 fermerë do të trajnohen për rritjen e cilësisë dhe sasisë se produktit si dhe mundësisë për të patur kontrata shitje me Food Hub.
- 1500 të rinj do të ndërgjegjësohen për riskun e përfshirjes në aktivitete të paligjshme apo të përdorimit të tregtimit të substancave.
- 12 pikja shitje në zona jashtë Librazhdit do të identifikohen për shitjen e produkteve nga Food Hub.
Food Hub do të jetë pikënisja e lëvizjes për vetëpunësim në këtë zonë ku përmes angazhimit të të rinjve dhe fermerëve, kontratave të shitblerjes, certifikimit të produkteve të krijojnë mundësi për të gjeneruar aktivitete fitimprurëse.
Ky projek financohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri nëpërmjet programit (IPA) 2018 dhe zbatohet nga Bashkia Librazhd në partneritet me World Vision në Shqipëri.