A e njohin fëmijët ligjin për mbrojtjen e të drejtave të tyre? A mund ta kuptojnë atë? Çfarë mund të bëjmë për të ndryshuar ta përmirësuar atë?
Gjatë një viti, 144 fëmijë pjesë e grupeve të mbrojtjes së fëmijëve në 6 bashki ku World Vision punon kanë marrë pjesë në procesin e konsultimi të versionit miqësor të ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.
Kjo iniciativë e përbashkët e UNICEF-it, Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Save the Children, Terre des hommes bëri të mundur përshtatjen e përmbajtjes së ligjit për drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, në një gjuhë më të kuptueshme prej vetë atyre.