Një hapësirë dedikuar të rinjve, përurohet Qendra Rinore Multifunksionale Durrës

ENGLISH BELOW

rinjtë e Bashkisë së Durrësit kanë tashmë në dispozicion një hapësirë multifunksionale ku mund të mblidhen, bashkëbisedojnë dhe zhvillojnë aktivitete edukative, sociale dhe kulturore.

Përurimi i Qendrës Rinore Multifunksionale bëri bashkë Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Znj. Emiriana Sako , Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi, Drejtorin Ekzekutiv të World Vision Albania, Znj. Eljona Elmazi, Drejtorin e Përgjithshëm të AKR-së, Z. Geron Ibrahimi, si dhe dhjetëra të rinj nga Këshilli Vendor Rinor dhe Grupet Impakt të World Vision Albania.

Kjo Qendër ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës rinore nëpërmjet shtimit të ambienteve për lexim (bibliotekë) dhe për zhvillimin e aktiviteve rinore me karakter edukativ, kulturor apo social të komunitetit rinor të Bashkisë Durrës, duke nxitur njëkohësisht edhe ndjenjën e vullnetarizmit tek të rinjtë.

Qendra do të jetë një mënyrë e mirë për zhvillimin e aftësive komunikuese, planifikuese, bashkëpunuese, kërkimore dhe analitike, gjithashtu si një hapësirë e dedikuar për programe dhe aktivitete ku të rinjtë janë përfitues direkt, një hapësirë miqësore informimi dhe nxitëse për të qenë aktivë në proçese vendimmarrëse.

Qendra është financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Bashkia Durrës, dhe do të menaxhohet nga World Vision Albania në partneritet me bashkinë.

The youth of the Municipality of Durrës now have access to a vibrant multifunctional space designed for gathering, dialogue, and engaging in educational, social, and cultural activities.

The inauguration of the Multifunctional Youth Center brought together key figures, including the Mayor of Durrës, Mrs. Emiriana Sako, the Minister of State for Youth and Children, Mrs. Bora Muzhaqi, the Executive Director of World Vision Albania, Mrs. Eljona Elmazi, the General Director of AKR, Mr. Geron Ibrahimi, and dozens of young people from the Local Youth Council and Impact Groups of World Vision Albania.

The primary goal of the Center is to enhance youth infrastructure by introducing spaces for reading (such as a library) and providing opportunities for youth-driven activities with educational, cultural, and social significance. This initiative aims to foster a sense of volunteerism among young people while strengthening their connection to the community.

The Center will serve as a platform for developing essential skills, including communication, planning, collaboration, research, and analysis. Additionally, it will provide a dedicated space for youth-centered programs and activities, allowing young people to directly benefit and engage in decision-making processes. As an open, inclusive space, it will also encourage active participation and offer valuable information.

Funded by the National Youth Agency and the Municipality of Durrës, the Center will be managed by World Vision Albania in partnership with the local government.