Një ndër problemet e shumta të komunitetit tonë është edhe Bullizmi.
Fjalët e thëna me qëllim që të ndihesh keq, qoftë edhe për një palë pantallona jo të modës, janë bërë trend në kohët e fundit dhe nuk po di të ndalet.
Kam zgjedhur bullizmin, sepse shoh ditë për ditë shaka që e tejkalojnë kufirin dhe kthehen në tallje. Shoh fëmijë që të mbyllen në vetvete dhe të refuzojne të bashkohen në grupet shoqërore, shoh të rritur që ndonjehere edhe pa e ditur e nxisin bullizmin duke thënë: “Mos ma ul vajzën në bankë me atë, se ajo është e palarë”.
Raste nga vende të tjera ku bullizmi ka qenë shkaktar për marrjen e jetës, kemi dëgjuar e lexuar plot, prandaj duhet të veprojmë tani, para se dëmi të jetë i pakthyeshëm.
Ndërgjegjësimi duhet të fillojë nga shkolla, familja, grupet shoqërore dhe komuniteti. Të përpiqemi të ndërtojmë një ambient miqësor për çdo kënd që është ndryshe, çdo cilësi të veçantë dhe çdo aftësi ndryshe.
Është e vështirë, e di, por jo e pamundur!