Zgjohet çdo ditë me frikën për të shkuar në shkollë, duke u zgjuar pa pikë dëshire, pa synime, ku frika dhe vetmia e kanë pushtuar të tërën. Këtë gjendje të padeshirueshme po kalon Alda.
Ajo është 10-vjeç, nga një fshat i vogël i Shkodrës. Asaj i duhet që çdo ditë të zgjohet shumë herët në mëngjes për të shkuar në shkollë sepse e ka larg. Veç kësaj ajo përditë përbuzet nga bashkëmoshatarët e saj.
Sapo mbërrin në hyrje të shkollës ajo ndeshet me Erën, e cila vjen nga një familje e pasur. Ajo pothuajse çdo ditë e tall Aldën, e ofendon, e kështu vogëlushes i ka hyrë frika. Ajo ka nevojë për mbështetje e jo të ecë rrugës duke fshirë lotët.
Çdo ditë e më shumë gjendja e saj psikologjike përkeqësohej. Ajo nuk e kishte menduar se një ditë do ishte pre e bullizmit, por ja që ndodhi. Alda i duroi aq shumë fyerjet e Erës, por erdhi një ditë që ajo nuk dëshironte me të shkonte në shkollë. E la shkollën. Jo vetëm Alda. por ka shumë fëmijë që po e braktisin shkollën për shkak të fëmijëve si Era. E tani Ada qëndron e vetmuar larg shoqërisë, larg shkollës.