Nga Ina, Korçë/ “Një rreze për të ardhmen”

Jashtë fryn një erë drithëruese e shtresa e dëborës sa vjen e rritet. Dritaret janë pa xhama dhe i ftohti depërton në të gjithë godinën dykatëshe. Nëpër klasa nuk ka sisteme ngrohjeje. Nxënësit dridhen nga i ftohti, duart i kanë akull e nuk shkruajnë dot. Shalli dhe kapuçi nuk i ngrohin dhe asgjë nuk u vjen në ndihmë. Por pavarësisht vështirësive, dëshira e tyre është e madhe dhe arrin ta mposhtë fatkeqësinë. Edhe ata duan të ecin në jetë. Edhe ata kanë ëndrra për të ardhmen, kanë një qëllim dhe duan patjetër ta arrijnë.

Sipas nxënësve të shkollës “Misto Andoni”, kushtet ku mësojnë janë skandaloze.Unë jam një nxënëse e kësaj shkolle. Misto Andoni është shkolla ime dhe është në kushte tejet të vështira infrastrukturore. Në shkollën tonë nuk gëzojmë kushtet minimale për të zhvilluar mësimdhënien nga ana e stafit mësimor. Këtu nuk ka një bibliotekë e cila është e rëndësishme për lëndën e letërsisë, me një laborator i cili na shërben për të zhvilluar lëndet si fizika, kimia apo informatika, nuk ka një territor për të zhvilluar aktivitetet tona fizike në lëndën e fiskulturës. Përveç këtyre vështirësive, shkolla gjatë stinës së dimrit bëhet më e mjerueshme, muret mbajnë lagështi, sistemi i ngrohjes e po ashtu uji në tualete mungon. A mund ta imagjinojë ndokush se sa e vështirë bëhet për ne? Po flas në numrin shumës, sepse vërtet kemi nevojë për të na dëgjuar dhe të na gjenden me ndihmat bazë të nevojshme që i duhen shkollës sonë. Të gjithë kemi ëndrra dhe këto ëndrra janë bërë për t’u realizuar.

Viti i ri shkollor i gjen shkollat në vend në kushte të vështira infrastrukturore. Një pjesë e tyre kanë mungesa bazike, ndërkohë që të tjera kanë probleme më sipërfaqësore. Ajo që vërehet në përgjithësi është mungesa e bashkëpunimit mes qeverisë qëndrore dhe asaj vendore për përmirësimin e gjendjes, por pavarësisht kësaj edhe pse jemi në vitin 2018 në shkollat shqiptare hasim kushte të vështira dhe nxënësit e shkolles 9 vjeçare :Misto Andoni” në Zvirinë të Korçës, të cilët edukohen në kushte të mjerueshme.

Një ndër ëndrrat kryesore tonat është të jemi dikushi në jetë, por kjo arrihet duke mësuar dhe për këtë të fundit nevojitet shkolla. Edhe pse kushtet janë të mjerueshme, dëshira është e madhe. Ne si nxënës mësojmë shumë. Mësojmë se nuk duhet të dorëzohemi para pamundësive, sepse puna dhe besimi janë ato që nevojiten për të realizuar ëndrrat tona.

 

Ina la pasion të luajë volejboll dhe të shkruajë poezi. Në të ardhmen ka qejf të jetë në botën e televizionit. Ëndrra e saj është motivojë tjerët dhe tëhet shembull. Dëshiron të kontribuojë shoqëri duke ndihmuar njerëzit në nevojë.