Nga Arta, Lezhë/ “Shpikësi i vogël i Torovicës”

shpikje

Gjithçka  nis  aty  në dhomën  e  punës  të  një djali  të vogël në fshatin Torovicë. Duhet pranuar se gjithmonë në zemrat e më të vegjëlve gjenden shpresat me të  mëdha, ëndrrat më të mëdha, arsyet me të forta. Edhe pse një nxënës me një performancë jo dhe aq ekselente në mësime Fatmiri ka treguar se si arrin të ndihet mirë, duke u fousuar në pasionin e tij. Të ndihet i vlerësuar nga të tjeret duke treguar më së miri aftësitë e tij për të krijuar dhe për t’i shndërruar gjërat sipas dëshirës së tij.

Si fillim, që në moshen 6-vjeçare Fatmiri ka luajtur me objektet duke modifikuar makinat që i blinte i ati, me anë të telave dhe të objekteve të ndryshme që gjente. Me kalimin e kohës mësuesi i tij i fizikës ka vërejtur një talent të veçantë në aftësitë e tij për të krijuar një qark elektrik, pa ndihmën e askujt. Gjë që të cilën jo çdo nxënës mund ta bëjë.

Dëshira e tij e madhe për t’i kthyer mbetjet dhe objektet e panevojshme në të dobishme është për t’u admiruar dhe e bën atë të veçante nga shumë prej bashkëmoshatarëve të tij. Gjithashtu, të veçantë e bën dhe fakti që një djalë kaq i vogël, beson dhe shpreson në ëndrrën e tij, të bëhet një inxhinier­-elektrik, pavarësisht kushteve në të cilat ai ndodhet. Shkollimi për një pjesë të familjeve në këtë zonë është i vështirë.

Nuk më pengon gjë të ëndërroj, që të behem dikushi në jetë duke bërë atë që e kam pasion. Nëse ëndërroj, atëheë kjo më nxit që të përpiqem të ndryshoj gjërat në favorin tim dhe pse jo, në të ardhmen dikush ta vlerësoj këtë që di të bëj dhe të më japë një mundësi për të zhvilluar aftësite e mia.”- shprehet Fatmiri, plot shpresë në sytë e tij.

Fatmiri është 14 vjec dhe është në klase të 8-të. Ai vjen nga një familje shumë e varfër në Torovicë, të Lezhës. Eshtë një djalë i qetë, i butë dhe i turpshëm. Ai sheh punën e tij dhe asnjehere nuk bërtet apo zihet me kënd. Endrra dhe aftësitë e veçanta të Fatmirit e bëjnë atë të jetë ndryshe nga fëmijët e tjerë, pasi ndërkohë që shokët e tij në këtë moshë luajnë me top në kohën e lirë, Fatmiri ka bërë krijimet e tij të para; një varkë metalike që ecën mbi ujë e komanduar me telekomandë (me bateri telefoni) dhe një ventilator të vogël.

Kjo ka rritur vetëbesimin e tij dhe dëshiren e tij për kontributin në permirësimin e jetës me anë të pajisjeve të reja, për t’ua lehtësuar punën njerezve. Sikur shoqëria t’i tregonte sadopak ngrohtësi! Ai e pranon se lufton me skamjen ekonomike dhe kush e di sesi do t’ia shpërblente shoqërisë ky djalë.

Shkencetarët dhe shpikjet e mëdha ndër shekuj janë ato që e frymëzojnë Fatmirin, me shpresën që edhe ai një ditë do të bëjë diçka të madhe për njerëzimin. Fatmiri i vogël duhet të jetë një shembull, jo vetëm për moshatarët e tij, por për të gjithë, që edhe ne të rendim pas ëndrrave tona dhe të gjejmë lumturinë në çdo copëz të së ardhmes sonë. Me të vërtetë që varka e Fatmirit tani lundron në vaskë të vogël, por jam e bindur që së shpejti kjo varkë  do të lundroj në det të hapur, në rrugën e gjatë të jetës së tij.