Për shkak të Drenit, Oni nuk e vazhdon më shkollën si bashkëmoshatarët e tij. Ai qëndron në shtëpi dhe ngushëllimin e gjen te kamioni i tij lodër.
Kamioni tani është bërë shoku i tij i ngushtë, por të gjithë ne duhet ta ndihmojmë Onin. Ai nuk duhet të rrijë vetëm, por me shokët e shoqet.
Prandaj, prindër, ju lutem, mësojini fëmijët tuaj që fjalët pasi të dalin nga goja mund të falen, por jo nuk harrohen lehtë. Mund të ndikojnë të ardhmen tonë. Fjalët e këqia na lëndojnë të gjithëve, edhe mua, shokun tim, e ndoshta një ditë mund të jetë fëmija juaj. Që kjo të mos ndodhë na tregoni me shembullin tuaj si ta respektojmë dhe jo si ta tallim njëri tjetrin.