Nën moton “Nga ndërgjegjësimi në veprim: Bashkohuni në luftën kundër trafikimit”, u lançua sot në Tiranë fushata kombëtare në kuadër të muajit kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Aktiviteti hapës i fushatës, synoi ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër #trafikimit të personave dhe do të pasohet nga një sërë aktivitetesh të tjera në të gjithë vendin përgjatë muajit tetor.
Në vijim të bashkëpunimit ndër vite dhe nismave të ndërmarra për parandalimin e këtij fenomeni, World Vision Albania iu bashkua Ministria e Brendshme dhe organizatave të tjera partnere në aktivitetin e zhvilluar në sheshin Nënë Tereza.
Të rinjtë e grupeve IMPACT të World Vision Albania dhanë mesazhe kundër trafikimit dhe folën rreth nismave dhe fushatave të ndërmarra prej tyre ndër vite, ndërsa bashkëbiseduan me Zv. Ministren e Brendshme, Znj. Romina Kuko, Zv. Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Denada Seferi, si dhe Zv. Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj. Nina Guga.
Në murin e zotimeve, përfaqësuesit e institucioneve, organizatave, qytetarët që iu bashkuan aktivitetit, si dhe fëmijët e të rinjtë, lanë mesazhe dedikuar të mbijetuarve të trafikimit.
Trafikimi është një çështje që na prek të gjithëve dhe rrezikon të ardhmen e kujtdo, veçanërisht të fëmijëve.
Bashkë mund ta parandojmë.