Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të FMN-së. Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n. Kosova, me të ardhura prej për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a. Prej vitesh Shqipëria, një vend i bekuar me shumë pasuri natyrore e pozicion të lakmueshëm gjeografik, nuk po arrin që të rrisë të ardhurat me ritme më të shpejta se fqinjët dhe shtetet e zhvilluara të BE-së (i ashtuquajturi procesi i konvergjencës), duke mbetur më e varfra në Europë, se bashku me Kosovën.