Monitor – Riorientimi i bujqësisë, 49 aplikime për subvencion në ferma organike, 25 fitojnë

Bujqesi-2-811-1

Sektori i bujqësisë vijon të vuajë orientimin e saktë të investimeve për shkak se mungojnë statistika zyrtare për imputet e për rrjedhojë projektet fisibël janë të vështira për tu gjetur. Bujqësia organike dhe bizneset e agroturizmit duket se sigurojnë një kthim më të sigurte të investimeve në raport me investimet në sera dhe stalla bagëtish. Sipas listës së publikuar nga AZHBR, aplikantët përfaqësojnë edhe bizneset e agroturizmit, të cilët kanë kombinuar zhvillimin e bujqësisë organike me shërbimet e turizmit. Kështu nga 49 aplikime 25 prej tyre janë shpallur fitues dhe do të mbështeten me subvencione.

http://www.monitor.al/riorientimi-bujqesise-49-aplikime-per-subvencion-ne-ferma-organike-25-fitojne/