Të punësuarit shqiptarë deklarojnë se punojnë 48 orë në javë, sipas një sondazhi të fundit të Komisionit Europian, që ka matur cilësinë e jetës për vendet e Europës. Numri i orëve që shqiptarët rrinë në punë është më i larti në të gjithë Europën dhe shumë më i lartë sesa mesatarja që rezulton për Bashkimin Europian, prej 40 orësh në javë.