Monitor – “Qeveria ul shpenzimet për ndihmën ekonomike në tremujorin e parë me 3.8% “

qeveria

Shpenzimet për fondet e ndihmës ekonomike pësuan ulje me 3.8% në tremujorin e parë të 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 prej skemës së re të shpërndarjes që nëpërmjet një klasifikimi të ri përjashtoi me qindra familje nga skema. Aplikimi i sistemit të ri informatik në ndarjen e ndihmës ekonomike ka krijuar konfuzion dhe në shumë raste ka përjashtuar shtresat vulnerabel nga kjo ndihmë, e cila edhe për familjet përfituese është shumë më e ulët se minimumi jetik në vend.

http://www.monitor.al/qeveria-ul-shpenzimet-per-ndihmen-ekonomike-ne-tremujorin-e-pare-3-8/