Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, por ka peshën më të lartë të ushqimeve të importuara ndaj totalit të importeve. Nga të dhënat e Bankës Botërore për vlerën e shtuar të bujqësisë të shprehur si përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Shqipëria ka % më të lartë në të gjithë Europën. Bazuar mbi të dhënat e Banka Botërore, vlera e shtuar në bujqësi është sa 22.9% e PBB-së. Fakti se jemi vendi më bujqësor i Europës, por ndërkohë kemi edhe peshën më të lartë të importeve në bujqësi na tregon se ky sektor në vend nuk është produktiv, teksa bujqësia vuan pasojat e copëzimit të tokës,mungesës së standadizimit dhe konkurrueshmërisë së ulët.