Kosova nuk zbaton asnjë skemë sociale apo përfitime për fëmijët. Deri më tani, shtesat për fëmijët, zakonisht ishin vetëm premtime zgjedhore dhe me përmbylljen e proceseve zgjedhore, gjithçka kishte përfunduar aty. Por, së fundmi një grup i deputetëve po kërkon të aplikohen shtesat për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës, si një nevojë urgjente edhe për zbutjen e varfërisë te familjet në nevojë. Në këto propozime fillestare, thuhet se në këto skema do të përfshiheshin fëmijët nga 0-16 vjeç.
http://www.monitor.al/kur-te-filloje-ndarja-e-shtesave-per-femijet-ne-kosove/