Monitor – Indeksi i Progresit Rinor, Shqipëria ofron pak mundësi për të rinjtë

te-rinjte-300x225

Shqipëria gjendet e 48-ta në listën e 102 shteteve të analizuara sa i përket një studimi të hollësishëm me qasjen e të rinjve në arsim, treg pune, jetë publike dhe ekonomike, mirëqenie, shëndetësi dhe ofrimin e mundësive. Sipas studimit të kryer nga Europian Youth Capital publikuar në fund të majit 2018, vendi performon mirë në garantimin e nevojave bazike për të rinjtë si: ushqyerja dhe përkujdesi shëndetësor, në garantimin e sigurisë. Ndërsa më pak duket në zgjedhjet personale dhe liria, cilësia e mjedisit që e rrethon, aksesi në treg pune e mundësi të barabarta dhe përjashtimi nga grupe e lobime për jetën publike.