Monitor – Europa, cilat shtete kanë vdekshmëri më të lartë, si renditet Shqipëria

grafiku-i-vdekjeve

Shqipëria renditet ndër vendet e Europës që kanë një nivel të ulët të vdekshmërisë për 1000 banorë, me 7.7 vdekje për 1000 banorë, për vitin 2017 sipas të dhënave të Eurostat. bazuar në këto të dhëna, Shqipëria renditet në vend të shtatë në Europë, për nga niveli i ulët i vdekshmërisë, pas Irlandës, Islandës, Luksemburgut, Maltës, Norvegjisë, Qipros. Pavarësisht se janë ndër më të ulëtat në Europë, vdjekjet në Shqipëri po vijnë në rritje vit pas viti, duke reflektuar plakjen e popullsisë dhe rritjen e sëmundshmërive. Në vitin 2016, ky tregues ishte 7.4, që e rendiste Shqipërinë në vendin e katërt në Europë, për nga niveli i ulët i vdekshmërisë.

http://www.monitor.al/europa-cilat-shtete-kane-vdekshmeri-te-larte-si-renditet-shqiperia/