Monitor – Efekti i rrjeteve sociale?! Rriten me 41% vetëvrasjet te moshat e reja në 2017-ën; Qytetet ku njerëzit i japin më shumë fund jetës

vetevrasje

Në vitin 2017 në Shqipëri u kryen 199 vetëvrasje, sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, me një rënie prej 11.5% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ndonëse ky është niveli më i ulët që nga viti 2012, kur raportohen të dhënat, sërish vetëvrasjet mbeten mbi tre herë më të larta sesa vrasjet. Psikologët pohojnë se studimet e fundit nxjerrin moshën 14-25 vjeç si më të prekur nga ky fenomen. Adoleshentët, duke jetuar në periudhën e zhvillimit shpërthyes të individit dhe formimit të personalitetit, janë lehtësisht të ndikueshëm nga faktorët socio-ekonomikë. Edhe rrjetet sociale janë një faktor negativ në këtë mes, pasi u ofron mundësi ekspozimi të gjerë ku një pjesë nuk mundet të arrijë të ketë të njëjtat standarte jetese me të tjerët.

http://www.monitor.al/efekti-rrjeteve-sociale-rriten-41-vetevrasjet-te-moshat-e-reja-n-2017-n-qytetet-ku-njerezit-japin-shume-fund-jetes/