Avokati i Popullit bën me dije se, ndryshimet që iu bënë ligjit të tarifave gjyqësore dhe që hynë në fuqi në fillim të këtij viti, përbëjnë shkelje të hapur të parimit të proporcionalitetit, të së drejtës kushtetuese dhe garancisë për akses në gjykatë. Ky institucion deklaron se një ndër rekomandimet e drejtuara vitin e shkuar Kuvendit të Shqipërisë nuk u mor parasysh, ndonëse përbënte shkelje të së drejtës kushtetuese dhe sidomos të ankimimit, për të cilin fatura u rrit më shumë.