Numri i studentëve që ndjekin arsimin e lartë ka shënuar një rënie të fortë që prej vitit 2014, kur kishte arritur nivelin maksimal. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin akademik 2017/2018 kishte gjithsej në universitetet publike e private 129 mijë studentë, me një rënie prej 25.5%, ose 44 mijë studentë më pak sesa në 2014-n. Rënie kanë parë Universiteti i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, ai Bujqësor, universitetet shtetërore në rrethe, si dhe ato private. Plakja e popullsisë, rënia e lindshmërisë, rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e srudentëve në vitin akademik 2017-2018.
http://www.monitor.al/arratisen-studentet-braktisin-universitetet-publike-e-private-tabela/