Misioni dhe Vizioni

World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej 25 vitesh, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ka ndikuar në jetën e 121 411 fëmijëve dhe të rinjve në 31 bashki.

Ne mbështesim dhe punojmë për fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe aftësitë për jetën, si dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet më në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.

Vizioni Ynë

Vizioni ynë për çdo fëmijë, jeta në tërësinë e saj…. … Lutja jonë për çdo zemër, dëshira për ta bërë atë realitet.

Historia e World Vision në Shqipëri

Leadership

Bordi Drejtues

Bordi i të Rinjve

Pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve është në qendër të programeve të World Vision Albania. Më shumë sesa thjesht t’u krijosh hapësirë të shprehin idetë e tyre, pjesëmarrje do të thotë t’i dëgjosh ata, të përfshihesh në një dialog kuptimplotë me ta, t’u kushtosh vëmendje pikëpamjeve të tyre dhe të veprosh për të adresuar shqetësimet e tyre.

Duke synuar krijimin e një mjedisi fuqizues që frymëzon dhe motivon fëmijët dhe të rinjtë, ndërkohë që harton politika dhe programe më të mira për të përmbushur nevojat e tyre, World Vision Albania është vazhdimisht proaktiv në ndërmarrjen e veprimeve për t’u përfshirë në dialog konstruktiv dhe të vazhdueshëm me ta, qoftë në nivel lokal apo nivel kombëtar.

Prej dy vitesh, World Vision Albania ka një Bord Këshillimor Rinor, i cili shërben si një platformë për të shprehur nevojat, sfidat dhe vizionin e fëmijëve dhe të rinjve për të ardhmen e tyre dhe të vendit.

 Ambasadorët Tanë

Nik Xhelilaj

Marsela Çibukaj

Arlinda Çausholli

Altin Prenga

Ish-Ambasadorë

Eugent Bushpepa

Alban Skënderaj

Luiza Gega