Terren i ri sportiv për 322 fëmijë dhe adoleshentë në Shkodër
- Autori:Alfons Çupaj
322 fëmijë dhe adoleshentë të shkollës “Azem Hajdari” në Shkodër tashmë kanë në dispozicion një terren të ri sportiv. Investimi i World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër do t’ju shërbejë jo vetëm nxënësve të shkollës, por edhe të rinjve të komunitetit për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive, duke promovuar në këtë mënyrë sportin dhe jetën e shëndetshme.