Me ty! Për ty! Asnjë justifikim për dhunën!
Nga Elbasani, bashkë me profesionistët e shërbimeve mjekësore dhe studentë, dhamë mesazhe kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, ndërsa theksuam rolin thelbësor që kanë stafet mjekësore në identifikimin, referimin dhe trajtimin e dhunës me bazë gjinore.
Mesazhe ndërgjegjësuese u ndanë edhe në qendër të qytetit të Elbasanit.
Aktiviteti është pjesë e projektit “𝐅𝐮𝐪𝐢𝐳𝐨𝐣𝐦ë 𝐯𝐚𝐣𝐳𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐫𝐚𝐭ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐮𝐫”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania dhe Forumi i Gruas Elbasan, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.