English below Një tjetër personazh i njohur i bashkohet World Vision në Shqipëri në …
P
rogrami i Mbrojtjes së Fëmijëve i zbatuar nga World Vision Albania fokusohet në mobilizimin e veprimeve të përbashkëta, mes aktorëve formalë dhe joformalë të mbrojtjes së fëmijëve për të krijuar një mjedis më të sigurt për fëmijët. Kjo qasje fuqizon komunitetet lokale të analizojnë rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë së fëmijëve dhe ndërmarrin veprime të përbashkëta, të cilat adresojnë shkaqet kryesore të dhunës ndaj fëmijëve.
Modeli ynë ka një qasje sistemike, dhe njeh ndërlidhjen e komponentëve të ndryshëm brenda sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Ai përfshin ligjet dhe politikat, shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve, koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesuara, dhe mekanizmat e llogaridhënies.
Duke patur në qendër mirëqenien e fëmijës, programi mirënjeh rolin që ka familja në këtë drejtim. Ndaj, ndërhyrjet tona në synojnë forcimin e familjes përmes modelit “Të Festojmë Familjen”, një model, i cili synon që fëmijët të kenë marrëdhënie pozitive me prindërit, duke i lejuar ata të fuqizohen shpirtërisht, socio-emocionalisht dhe fizikisht.
dhe Kurrikula për “Prindërimin pozitiv” janë dy projekt modelet bazë me anë të të cilëve, World Vision në Shqipëri mbështet prindërit dhe kujdestarët në krijimin e një mjedisi familjar jo vetëm përkujdesës, por edhe mbështetës për fëmijën. Nëpërmjet një qasjeje ndërvepruese-
prindërit dhe kujdestarët ndihmohen për të kuptuar më mirë disiplinimin pozitiv dhe se si mund të reduktojnë përdorimin e praktikave të dëmshme në disiplinimin e fëmijëve. Përgjatë vitit 2021, nëpërmjet programit tonë të prindërimit, ne kemi punuar me mbi 600 prindër në Bashkitë: Tiranë, Kamëz, Durrës, Dibër, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Librazhd, Korçë dhe Maliq. Si një nevojë e identifikuar më herët, por e përforcuar nga situatat e emergjencave të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe nga Covid-19, çështjet e shëndetit mendor dhe kujdesi për mirëqenien psiko-emocionale të fëmijëve dhe prindërve/kujdestarëve të tyre, u trajtuan me përparësi nga World Vision Albania gjatë vitit 2020-2021. Nëpërmjet ofrimit të shërbimit psikologjik të specializuar, mbi 620 fëmijë dhe të rritur (prindër dhe kujdestarë) morën ndihmë të specializuar psikologjike nëpërmjet linjës online ose takimeve të drejtpërdrejta.
World Vision punon ngushtësisht me aktorët formal dhe joformal për të siguruar që fëmijët, sidomos ata që kanë nevojë për mbrojtje të marrin shërbimet e duhura e të dedikuara në përputhje me nevojat e identifikuara. Ne mbështetesim strukturat në nivel vendor, për…
fuqizuar aktorët kryesorë dhe duke i nxituar ata që të punojnë së bashku për të krijuar një mjedis mbrojtës, i cili kujdeset dhe mbështet të gjithë fëmijët, veçanërisht ata më në nevojë. Një qasje sistemike për mbrojtjen e fëmijëve është mjaft fleksibël dhe lejon zbatimin e një game të gjerë ndërhyrjesh në dobi të të gjithë fëmijëve, duke adresuar, promovuar dhe mbrojtur njëkohësisht interesat e fëmijëve.
English below Një tjetër personazh i njohur i bashkohet World Vision në Shqipëri në …
English below Një tjetër personazh i njohur i bashkohet World Vision në Shqipëri në …
“Kur isha i vogël, shkollimi dhe shumë gjëra që kam sot nuk ishin opsion …
31 mësues të Edukimit Fizik dhe punonjës psiko-social nga shkolla të Kamzës, Tiranës dhe …
Duke u dhënë të rinjve aftësi të posaçme që i përgatisin për tregun e …
57% e fëmijëve vajza dhe 22% e grave të anketuara në 8 bashki të …