Materiale shkollore për nxënësit në nevojë

Eraldi dhe Indriti janë vetëm dy nga 8820 fëmijët  nga Elbasani, Vlora, Tirana, Durrësi, Librazhdi, Shkodra, Lezha, Kurbini dhe Dibra, të cilët World Vision i ka mbështetur me materiale shkollore, në fillim të vitit të ri akademik 2016.  Setet shkollore përmbajnë fletore, blloqe shënimesh, lapsa, stilolapsa, ngjyra, fletore e vizatimi etj.  Çdo nxënës ka marr një sasi të konsiderueshme që do i mjaftojë për gjithë vitin shkollor.