Marsela Çibukaj, ambasadore e World Vision Albania

328930030_719635479908268_4913551265881514350_n

English below

Një tjetër personazh i njohur i bashkohet World Vision në Shqipëri në kauzat në mbështetje të fëmijëve, të rinjve dhe familjeve më në nevojë.

Artistja e talentuar dhe shumë e dashur për publikun, por edhe e ndjeshme dhe aktive ndaj kauzave sociale, Marsela Çibukaj do të jetë ambasadore e World Vision Albania, si zëri i dhjetëra mijëra fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.

Pas firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit me Drejtoreshën ekzekutive të World Vision Albania, Eljona Elmazi, ambasadorja e re zhvilloi edhe një takim të ngrohtë me disa nga të rinjtë e grupeve IMPACT.

Gjatë bashkëbisedimit, Marsela Çibukaj i inkurajoi të rinjtë që punojnë fort për të zhvilluar talentet e tyre dhe për të qenë agjentë ndryshimi në komunitet, ndërsa i ftoi që ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

“Unë vetë kam zgjedhur të rikthehem nga Italia në Shqipëri për ta ndërtuar jetën. Mund të hasni në vështirësi, por gjithmonë ka një zë që të therret për të dhënë kontribut në tokën e të parëve,“- tha Çibukaj.

Bashkëpunimi i World Vision Albania me Marsela Çibukaj ka nisur që në dhjetor të 2022, ku këngëtarja iu bashkua eventit “Dressed in white”, një mbrëmje bamirësie që synonte të ngrinte fonde në mbështetje të vajzave dhe grave të dhunuara.

Bashkë me ambasadorët e tjerë Luiza Gega, Nik Xhelilaj, Alban Skënderaj dhe Arlinda Çausholli, Marsela Çibukaj do të bashkëpunojë vullnetarisht me World Vision Albania për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.

 

***

Marsela Cibukaj is the latest ambassador for World Vision Albania 

The talented and beloved artist, who is also very active towards social causes, will be the voice of tens of thousands of children and youth in Albania. 

The new ambassador had a warm meeting with some of the youth of “IMPACT” groups with whom World Vision has been working with for years.

During the conversation, Marsela urged youth to work hard towards developing their talents and become agents of change in their community, as she invited them to build their future in Albania.

World Vision Albania collaboration with Marsela Çibukaj began in December 2022, when the singer joined “Dressed in white”, a charity event, which aimed to raise funds in support of abused girls and women.

Together to bring sustainable change for children and families in Albania.