Mund të tolerojmë një notë të keqe, ndonjë gabim të justifikueshëm, por nuk mund të tolerojmë dhunën ndaj tyre, në ambientet e saj. E çfarëdo lloji qoftë! Për fat të mirë, kohët kur mësuesit i tërhiqnin nxënësit nga favoritet apo i qëllonin me vizore, “kanë perënduar me kohë e me vakt”. Por dhuna apo ngacmimet e nxënësve ndaj njëri – tjetrit nuk kanë rreshtur kurrë. Shpesh, për fatin tonë të keq disa fëmijë dhunojnë, sepse familjet ku jetojnë janë tolerante ndaj dhunës ose më keq akoma, i gëzohen të qenit zot të vetes.