Klubi librit

182937326_1538614139647060_8619046673939434587_n

“Klubi i librit” si një model për të shijuar leximin, për të ndarë mendimet, për të tejkaluar stresin dhe ankthin. Organizimi i 4 “klube librash” në 2 shkolla 9-vjeçare dhe në gjimnazin “At Shtjefen Gjecovi” janë ndërmarrë si nisma nga të #rinjtë dhe #adoleshentët e #IMPACT Club në Kurbin.

“Të lexuarit nuk është thjeshtë një angazhim për njohuri, por ndikon drejtpërdrejtë në emocione. Ajo është mënyra më e bukur për të bërë një shkëputje nga realiteti stresues,” – thotë Savina, gjimnaziste.

Sipas studimit “Si një pandemi globale po ndryshon jetët e fëmijëve në Shqipëri dhe Kosovë” nga World Vision Albania dhe World Vision Middlle East & Eastern Europe: 60% e 477 adoleshentëve deklarojnë që janë ndjerë të stresuar gjatë periudhës së karantinës.

1249 të rinj, anëtare të klubeve #IMPACT nga #WorldVisionAlbania në 9 bashki, po zbatojnë 55 nisma në nivel kombëtar. Nëpërmjet tyre dhe duke përdorur #sportin, #artin, kontaktin me natyrën, krijimin e #hapësirave të dedikuara brenda shkollave të tyre, ata po punojnë të nxitin #ndërgjegjesimin e bashkëmoshatarëve dhe #komunitetit mbi aspekte të #mirëqenies socio-emocionale dhe #shëndetit #mendor.

#ActNow #ImpactClub #WorldVisionAlbania #Riniaktive