Grejsi “zbulon” veten, miqtë dhe faljen

You are here

Grejsi “zbulon” veten, miqtë dhe faljen

A e njohim ne sa dhe siç duhet veten tonë? A kemi guximin të zbulojmë dëshirat, ëndrrat apo edhe frikërat tona? Kush jam unë dhe ku e shoh veten në të ardhmen? Cilën rrugë duhet të ndjek për të realizuar ëndrrat e mia? Cilat janë pikat e mia më të forta? 

Prej dy vitesh, 30 fëmijë dhe adoleshentë nga 4 klube IMPACT në bashkinë Kurbin, kanë diskutuar për këto dhe tema të tjera, në përpjekje për të njohur më thellë veten e tyre, por edhe miqtë. Trajnimi “Guxo të zbulosh” u ka siguruar atyre hapësirën e duhur dhe mundësinë për të reflektuar në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës, të karakterit dhe të ëndrrave që ata kanë. 

Grejsi, 14-vjeçarja e cila prej dy vitesh është pjesë e Klubit të të rinjve IMPACT në shkollën e saj thotë se trajnimi ka lënë gjurmë të rëndësishmë tek ajo, duke i dhënë një tjetër këndvështrim për jetën dhe të ardhmen. 

“Çfarë kam ndryshuar? Kam vëne re që pas këtij trajnimi mendimet e mia kanë ndryshuar dhe temat e zhvilluara kanë nxjerrë në pah një anë të karakterit tim, të cilën as vetë nuk e njihja; atë të një vajze sociale e të guximshme dhe jo të ndrydhur në vetvete e të turpshme. Mund të përmend dy ndër temat më të veçanta, të cilat ishin “Falja” dhe “Influencuesit”, ku mendimet e mia para trajnimit janë krejt të ndryshme me ato që kam tani. Tashmë mendoj se të falësh është gjë e bukur, dhuron shpresë dhe forcë. Tek tema “Influencuesit”, ne mësuam se ajo çka është më e rëndësishme mbetet mendimi dhe gjykimi ynë, sado që të jemi nën presionin e imponimit nga të tjerët për dukuri të caktuara, ne gjithmonë duhet të mbajmë një qëndrim tonin,” - thekson e reja nga grupet IMPACT. 

Grejsi shprehet se trajnimi e ka ndihmuar atë dhe bashkëmoshatarët e saj të jenë më të vëmendshëm, më të kujdesshëm, ta dëgjojnë dhe pranojnë njëri-tjetrin, si dhe të respektojnë mendimet ndryshe. 

“Diversiteti në grup na bëri të kuptojmë dhe të pranojmë njeri-tjetrin pa barriera dhe të krijojmë një urë bashkëpunimi midis nesh, dhe kjo ka dhënë rezultate të sukseshme në detyrat që kemi patur.  Një pikë kyçe e trajnimit që do mbetet gjatë në memorien tonë është edhe trajnimi se si të bëhemi projektues të së ardhmes së komunitetit tone. Larmia e temave, përveçse na ka rritur vetëbesimin, ka ndikuar edhe në formimin tonë personal,”- thotë 14-vjeçarja, ndërsa thekson se po pret me padurim takimin e radhës. 

Sipas Grejsit, lojërat, diskutimet dhe koha që kishin në dispozicion për të reflektuar, i ndihmuan fëmijët dhe adoleshentët që të jenë më të qartë për objektivat e tyre dhe me më shumë vetëbesim për të vazhduar udhëtimin e jetës. 

 

Tungjatjeta.al

 
Klajdi
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Oligerta
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Jasmina
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Soni
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Sara
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni