Deklaratë për shtyp - Festivali i Rinisë 2021

You are here

  • 30-09-21 |

Deklaratë për shtyp - Festivali i Rinisë 2021

Vetëm 4% e të rinjve 12-18 vjeç në Shqipëri kanë aftësitë e nevojshme për t’u punësuar

 

Për të pestin vit radhazi, nis maratona dy ditore e Festivalit të Rinisë 2021. Të rinjtë ngrenë zërin për sfidat kryesore që hasin dhe kërkojnë më shumë mundësi për të ardhmen e tyre. Këtë vit, Festivali i Rinisë organizohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Papunësia, realizimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive, përfshirja e të rinjve në proceset e vendimmarrjes për strategji apo ligje që kanë ndikim në jetën e tyre, përfshirja në nisma vullnetare për komunitetin si dhe rritja e vetë-efikasitetit janë disa ndër tematikat që do të diskutohen në 28 dhe 29 Shtator nga dhjetra të rinj, përfaqësues të mijëra djemve e vajzave në moshë të re anekënd Shqipërisë.

Në raportin e realizuar nga World Vision Albania në Korrik të 2021-it, në 13 bashki të Shqipërisë me 977 të rinj të moshës 12-18 vjeç, rezulton se 41% e të rinjve kanë raportuar se nuk zotërojnë aftësitë që iu duhen për të arritur synimet për të ardhmen dhe zhvillimin e tyre.           

Ata, më shumë se zgjidhje të menjëhershme, kërkojnë zgjidhje afatgjata dhe që i japin përgjigje nevojave që kanë për aktivitete e qendra që nxisin krijimtarinë, i përgatisin për tregun e punës, dhe që nuk i shtyjnë drejt emigrimit masiv për shkak të kushteve socio-ekonomike në vend. Vështirësitë u theksuan edhe më tepër pas tërmetit dhe gjatë pandemisë COVID-19.

Nëse të gjithë aktorët bashkëpunojnë, energjia dhe potenciali i të rinjve mund të përforcohet. Megjithatë së pari, duhet t’i dëgjojmë të rinjtë, por edhe t’iu mundësojmë mekanizma të shëndetshme dhe afatgjata për mbështetjen dhe fuqizimin e tyre.

Në një diskutim me përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, donatorë, organizata, biznese, por edhe me bashkëmoshatarë nga qytete të ndryshme të vendit, të rinjtë do të flasin hapur për problematikat me të cilat përballen.     

Të rinjtë vijojnë për të disatin vit të ngrenë zërin për më shumë mundësi qendra rinore e aktivitete rekreative që zhvillojnë aftësitë e tyre, siguri dhe mundësi zhvillimi në shkolla e komunitete, aktivizëm në nivel bashkiak si dhe më shumë pjesëmarrje në vendimet që merren për ta.

Për ne si organizatë, fjalët kyçe të punës sonë në vijim do të jenë ndërtimi i aftësive bazë që i duhen të rinjve për të tashmen dhe të ardhmen; investimi në aftësi dhe kompetenca që lidhen me aktivizmin e rinisë; mendimi kritik, të qënit rezilientë; inovatorë dhe me ide për të sjellë ndryshimin në komunitetet ku jetojnë,” – shprehet znj. Eljona Boçe Elmazi, Drejoreshë Ekzekutive e World Vison Albania.     

Festivali i Rinisë 2021 do të shërbejë si një platformë ku të rinjtë do të adresojnë perceptimet dhe nevojat e tyre për një të ardhme më të mirë.

Të rinjtë janë aseti më i madh që kemi në Ballkanin Perëndimor dhe fuqizimi i tyre është njëkohësisht fuqizimi i një brezi udhëheqësish të rinj, të guximshëm për të ndërmarrë sfida dhe për të sjellë ndryshime pozitive. Ky Festival Rinor është platforma e duhur për të dëgjuar nevojat e tyre dhe për t’i adresuar ato,"–  thekson z Albert Hani, Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor.                                          

Gjatë ditës së parë të Festivalit, diskutimi do të fokusohet në pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje dhe mekanizmat e nevojshme për përfshirjen e të rinjve më në nevojë në nisma lokale dhe rajonale. Në ditën e dytë, fokusi do të jetë tek punësimi dhe vetëpunësimi, çfarë ofron tregu i punës dhe se si të rinjtë mund ta gjejnë veten në të.

Të dyja ditët e eventit, do të mbahen në sallën ‘Tonin Harapi’ tek Liceu Artistik ‘Jordan Misja’ në Tiranë, në orën 18:00. Në këtë takim do të respektohen të gjitha masat e autoriteteve për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.  Eventi do të zhvillohet në një format ndryshe, ku krahas takimeve fizike do të lidhemi live me qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ndërkohë publiku mund t’i ndjekë diskutimet nëpërmjet livestream-it në Facebook tek faqet zyrtare të World Vision Albania dhe RYCO.

 

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:

Për World Vision:

 

Për RYCO:

Vasilika Bargjo:

 

Kreshnik Loka:

Tel: +355682035068   

 

Tel: +355692314751

E-mail: vasilika_bargjo@wvi.org

E-mail: kreshnik.loka@rycowb.org

 

[1] Vlerësimi “Angazhimi shoqëror i të rinjve, aftësitë dhe mundesitë që të rinjtë shohin për vete, familjen dhe komunitetin”, i kryer në Korrik 2021, në 13 bashki, me 977 të rinj të moshës 12-18 vjeç.

Tungjatjeta.al

 
Ardiani
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Emanueli
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Arta
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Bruna
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Alesia
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni