Kufijtë nuk ndihen nëse ka dashuri!

bora lleshanaku

Bora është nga Elbasani dhe është vajza e tretë në një familje me 5 vajza. Ëndrra e babait të saj ka qenë që vajzat e tij të shkollohen dhe t’ia dalin në jetë… Dhe pse në familje punon vetëm kryefamiljari, ai ka këmbëngulur gjithmonë që pesë vajzat të shkollohen.

Përfundimi i shkollës së lartë për Borën ishte jo vetëm ëndrra e të atit, por edhe dikujt tjetër që jeton kilometra larg në një tjetër kontinent, por që kaq qenë aq pranë saj gjatë rritjes….  Edhe Bob, miku i letrave, kishte të njëjtën ëndërr, që Bora të përfundonte shkollën e lartë për ekonomik.

Falë ndihmës tij që u angazhua për studimin e saj, sot 23-vjeçarja ka mbaruar fakultetin e Ekonomisë, 3 vite studime bachelor dhe 2 vite master.  

Bora, tashmë është 23 vjeç punon si ekonomiste… Sapo është martuar dhe sytë e saj dhe të bashkëshorit janë të drejtuara nga e ardhmja…

Në letrën e saj prekëse drejtuar njeriut që e ka mbështetur gjithmonë gjatë rritjes dhe që i mundësoi shkollimin, ajo i tregon atij për jetën e saj sot…

“Më mësove së shkolla është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë, arsimi dhe njohuritë na bëjnë që të njohim botën, të vërtetat dhe veten….

Më mësove që ekzistojnë njerëz si ty, me shpirt human, që kanë të ngulitur në mendjen dhe në shpirtin e tyre, se të ndihmosh dhe t’i gjendesh pranë njerëzve që kanë nevojë për mbështetjen tënde është gjëja më sublime në botë.

Tashmë jam rritur, ka kaluar kohë dhe mendoj se kam vendosur në linjë të drejtë shumë gjëra. Për këtë jam shumë e kënaqur me veten time. Për çdo gjë kam bashkëshortit tim, Eraldin, mbështetjen dhe përkrahje. Edhe Eraldi, ardhuron natyrën, pemët, zogjtë dhe ka mbaruar fakultetin e Ekonomisë njësoj si unë. U bënë pak kohë që punoj si ekonomiste dhe jam në të njëjtin vend pune me Eraldin. Kemi më shumë se një muaj që kemi martuar dhe sytë tanë janë të drejtuar drejt së ardhmes tonë të përbashkët. Urojmë që një ditë dhe ne të ndihmojmë njerëz në nevojë, të jemi mbështetja e tyre dhe t’i bëjmë ëndrrat e tyre realitet. Asgjë nuk është e pamundur në këtë botë. Mjafton iniciativa dhe neve nuk na mungon.

Ti je shembulli më i mirë!“- shkruan Bora.

Kufijtë nuk ndihen nëse ka dashuri!